PD: Vjedhje me tenderat; reagon Kodheli: Firma e kohës së Imamit

 

Vijon përplasja mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe Partisë Demokratike, teksa kjo e fundit e ka sulmuar sot sërish ashpër ministren aktuale Kodheli lidhur me raportin më të fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ku 12 persona akuzohen se kanë abuzuar me tenderat.

“Mimi Kodheli po konkurron turpshëm me Ilir Beqën për çmimin e parë në fushën e korrupsionit”, citoi sot publikisht PD-ja.

Teksa Ministria e Mbrojtjes ka reaguar menjëherë pas saj, duke pohuar se kompania që ka fituar tenderin për blerje, furnizim, instalim dhe vënie në punë të Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare është në fakt po e njëjta kompani, e cila sipas saj ka fituar riparimin e radarëve në kohën e ish-ministrit demokrat, Arben Imami.

 

 

SHKARKO APP