PD: Vlera e shtëpisë në Surrel, 400 milionë lekë
PD-ja ka deklaruar se kryeministri Edi Rama jeton mes luksit në një shtëpi prej gati 400 milionë lekëshe, ndaj nuk mendon për studentët ose 290 mijë fëmijë që ushqehen vetëm 1 herë në ditë. Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa përmes një deklarate për shtyp, hodhi akuza se Rama ka vendosur që për të gjitha akuzat mbi pasurinë e tij marramendëse, të përdorë gruan si mburojë.
”Edi Rama e nisi karrierën me 10 milionë lekë dhe sot, vetëm vlera e shtëpisë superluksoze në Surrel është deklaruar 400 milionë lekë. Ai thotë se tokën ku është ndërtuar shtëpia ia ka blerë gruaja. Dasmën e bën me kursimet e gruas, shtëpinë superluksoze e paska ndërtuar me kursimet e gruas. Madje edhe në bankën me pronarë fantazëm në parajsa fiskale e ka vënë në emër të gruas. Edi Rama ka bërë zgjedhjen më burracake, duke vendosur që për të gjitha akuzat mbi pasurinë e tij marramendëse, të përdorë gruan si mburojë. Kryeministri ka detyrimin të shpjegojë pse luksi real dhe pasuria e tij nuk përputhen me deklaratën e pasurisë”, deklaroi Zhupa.
Zhupa ka vijuar më tej duke deklarur se sipas një dokumenti të brendshëm te OSBE-së, Edi Rama, për 11 vjet kryetar i Bashkisë së Tiranës, zotëronte në vitin 2015 një pasuri të fshehur 200 milionë euro.
KOHA JONË SONDAZH

