PD vonon dekretin e Presidentit, e çon rezultatin final në Kolegjin Zgjedhor

Kur mendohej se procesi zgjedhor i 11 majit kishte marrë fund me shpalljen e rezultatit final nga Komisioni Rregullator, Partia Demokratike rikthen tensionin politik dhe institucional. Juristët e saj pritet që në fillim të kësaj jave të depozitojnë padinë në Kolegjin Zgjedhor kundër vendimit që vulosi fitoren e shumicës së Edi Ramës me 83 mandate.

Vendimi i Komisionit Rregullator

Më 28 gusht, me tre votat e anëtarëve të përzgjedhur nga mazhoranca, Komisioni Rregullator shpalli rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare. Anëtarët e opozitës në këtë organ, Muharrem Çakaj dhe Helga Vukaj, refuzuan të votojnë, duke e quajtur procesin farsë dhe duke akuzuar Komisionerin Shtetëror Ilirjan Celibashi për standarde të dyfishta: një për kandidaturat e mazhorancës dhe një tjetër për partitë e reja opozitare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky refuzim u bë jehonë qëndrimit politik të PD-së, e cila prej muajsh e konsideron procesin zgjedhor të manipuluar dhe të paracaktuar nga mazhoranca.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lëvizja juridike e PD

Hedhja e çështjes në Kolegjin Zgjedhor është tentativa e fundit institucionale e opozitës për të kontestuar zgjedhjet. Edhe pse vendimi i Komisionit Rregullator i hap rrugë dekretit të Presidentit Bajram Begaj për thirrjen e parlamentit të ri, kalendari kushtetues lë një dritare deri më 10 shtator, kohë brenda së cilës Kolegji duhet të shqyrtojë dhe vendosë mbi fatin e zgjedhjeve.

Nëse Kolegji pranon kërkesën e PD-së, mund të kemi një tjetër shtyrje të procedurave parlamentare dhe një përplasje të fortë politike. Por nëse kërkesa rrëzohet, atëherë rruga drejt konstituimit të Kuvendit të ri do të jetë e pakthyeshme.

Pasojat politike

Lëvizja e PD-së nuk ndryshon realitetin politik të krijuar pas 11 majit, por ka më shumë funksion simbolik dhe mobilizues. Ajo e mban të ndezur kauzën e “zgjedhjeve të manipuluara” dhe përpiqet të tregojë se beteja nuk ka përfunduar. Për mazhorancën, ky është një episod i pritshëm dhe i parashikueshëm, që nuk do ta ndryshojë konfigurimin e Kuvendit.

Në këtë lojë, opozita tenton të fitojë kohë dhe të ruajë legjitimitetin e betejës së saj politike, ndërsa mazhoranca synon të kalojë sa më shpejt drejt krijimit të institucioneve të reja dhe nisjes së mandatit të katërt të Edi Ramës.

E njëjta histori në PD: “Do ta rrëzojmë Ramën”

PD ka që në vitin 2013 që vetëm deklaron se “do ta rrëzojmë Ramën”, por asgjë nuk ka bërë deri tani. Vetëm fjalë dhe militantë që vijnë në protesta e ikin të lodhur nga mashtrimet e selisë blu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?