PD zbulon lidhjet e kandidatit të Dibrës të Berishës me Ramën

Pasi Sali Berisha shënjestroi Lulzim Bashën për dosjen “Toyota Yaris”, teksa prezantoi kandidatin për Bashkinë e Dibrës, nuk ka vonuar reagimi nga PD-ja, ku thotë se kandidatët e “Shtëpisë së Ilirit”, nuk përfaqësojnë demokratët.

“Ata përfaqësojnë korrupsionin që po e mban peng Shqipërinë. Dibranët e dinë mirë se si gruaja e kandidatit të Shtëpisë së Ilirit, nuk çoi para drejtësisë ministrat dhe zyrtarët e Edi Ramës që blenë dhe shantazhuan dibranët për vota”. Për PD-në, demokratët dhe qytetarët dibranë, janë poshtëruar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

“Ata përzgjodhën si kandidat pikërisht burrin e prokurores Belina Zeneli, e cila përveç dosjes 184, nuk i ka dhënë zgjidhje ligjore 33 procedimeve penale, si dhe nuk ka kryer asnjë veprim verifikimi në lidhje me 300 kallëzime të bëra nga qytetarët dibranë, duke i lënë ata pa drejtësi për hallet e tyre. Demokratët dhe qytetarët dibranë nuk mund të pranojnë kurrë njerëz të tillë. Ata e dinë se nëse zgjedhim Berishën dhe Metën, mbajmë Ramën”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?