PD zyrtare: Një opozitë që kacavirret nëpër dritaret e Parlamentit, fiks opozita që i duhet Ramës

Nënkryetari i Partisë Demokratike zyrtare, deputeti Kreshnik Çollaku thotë se një opozitë që kacavirret nëpër dritaret e parlamentit është fiks opozita që i duhet Ramës. Reagimi vjen pasi kolegët nga PD-ja e Berishës, sot krijuan kaos dhe u futën në Kryesinë e Kuvendit nga dritarja.

Sipas tij, një opozitë që mbledh me shpejtësi refuzim qytetar, që për karriket e ofiqet e veta përmbys parlamentin, është opozita që i duhet Ramës. “Një opozitë e tillë nuk është opozita që përmbys Ramën po që i fal atij mandatin e katërt”, shtoi Çollaku duke komentuar se ky është krim ndaj demokratëve dhe rithemelimsave e ndaj Shqipërisë.

“Ndaleni këtë marrëzi, përfituesi i vetëm i dhunës në parlament është Edi Rama, humbësi i vetëm prej dhunë në parlament është opozitarizmi”, përfundoi Çollaku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?