PDIU del në mbështetje të PD për zgjedhje të parakohshme
PDIU ka dalë në mbështetje të vendimit të PD, për djegian e mandateve. Në një deklaratë për mediat, kjo forcë politike, aleate me PD thotë se mbështet vendimin e PD-së për zgjedhje të parakohshme.
“PDIU mbështet vendimin e PD-së për t’i dhënë zgjidhje politike vendit si i vetmi instrument që politika e përgjegjshme ka për të zgjidhur krizën shumëdimensionale që sot ka kapluar vendin, krizë politike, ekonomike, sociale dhe krizë përfaqësimi, nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme dhe një qeverie tranzitore, që do të garantojë që shqiptarët të votojnë dhe të zgjedhin për herë të parë të lirë.
Para zërit të qytetarëve dhe nevojës së vendit për zgjidhje politike, nuk vuri status quo(-në) e një parlamenti ilegjitim, por bëri fakt zgjidhjen politike që kjo mazhorancë po e refuzon me arrogancë. Përfaqësuesit e Rilindjes vazhdojnë të lexojnë si pushtetarë e jo si shërbëtorë të shtetit qindra- mijëra qytetarë që dje dolën për një Shqipëri me demokraci funksionale, shtet ligjor dhe një jetë më të mirë e më me dinjitet”, shkruhet në një reagim në faqen zyrtare të PDIU.
KOHA JONË SONDAZH

