PDIU e Idrizit fton Mesila Dodën në grupin e saj parlamentar

 

Deputetja Mesila Doda njoftoi mëngjesin e djeshëm largimin nga Partia Demokratike përmes një letre të hapur. Por pa mbushur ende 24 orë nga largimi i saj nga PD i ka ardhur edhe ftesa e parë.

Ka qenë Vjollca Braho, Kryetarja e Forumit të Gruas në PDIU që e ka ftuar Dodën t’i bashkohet PDIU. “Mikja ime, ti je një nga politikanet femra që ke dhënë një kontribut shumë të madh në politikën shqiptare. Je kurajoze për ta thënë hapur mendimin tënd e je një vlerë e shtuar që nga koha e pluralizmit e deri më sot kontributi dhe përvoja jote do të ishte nder për çdo parti. Derën e PDIU­së e ke të hapur…”, shkruan funksionarja e lartë e PDIU­së. Ndërkohë, shenjat për afrimin me këtë forcë politike Doda i dha edhe në seancën e dy javëve më parë në Parlament, kur u ul pranë deputetëve të PDIU­së.

Natyrisht kerkesa është bërë me lejen e kryetarit të PDIU Shpetim Idrizi.

SHKARKO APP