PDIU-ja nuk do të ketë numërues për votat në zgjedhjet e 25 prillit
PDIU-ja nuk do të ketë numërues për votat në zgjedhjet e 25 prillit! Është ky vendimi i marrë ditën e sotme në Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), pas ankimimit të bërë nga partia e drejtuar prej Shpëtim Idrizit.
KAS la në fuqi vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashit, i cili vendosi që PDIU të mos ketë numërues votash, me argumentin se është në koalicion me PD.
Fletët e votimit në zgjedhjet e 25 prillit, do të numërohen nga grupet e numërimit me 2 anëtarë të PS, 1 të PD dhe 1 të LSI.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi pak ditë më parë që anëtari i katërt i grupit të numërimit të jetë përfaqësues nga Lëvizja Socialiste për Integrim, duke i hequr mundësinë PDIU të kishte anëtarin e saj, ndonëse kjo forcë politike kishte më shumë se 2 mandate në zgjedhjet e kaluara.