PDIU: Kolegji Zgjedhor të vendosë drejtësinë

 

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet i kërkon Kolegjit Zgjedhor të hedhë poshtë vendimin e KQZ që i mohon PDIU të drejtën e propozimit të numëruesve.

Sipas kësaj force politike vendimi i KQZ është antiligjor ku përveç shkeljes së kodit ka dhe shkelje procedurale .

"PDIU apelon për një proces ligjor dhe demokratik të zgjedheve të 21 qershorit.

Vendimi i absurd dhe i jashtëligjshëm i KQZ-së që i mohon PDIU-së të drejtën për të propozuar numërues duhet të hidhet poshtë nga Kolegji Zgjedhor që do të mbahet nesër", thuhet në deklaratën e PDIU.

Një tjetër apel PDIU i ka drejtuar edhe faktorit ndërkombëtar, ku i kërkon marrjen e masave për një proces ligjor, demokratike dhe transparent.

SHKARKO APP