PDIU pa anëtarë KZAZ-je, ankimon në Kolegj Zgjedhor vendimin e KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur punën me kodin e vjetër zgjedhor edhe pse në Kuvend ndodhet një draft i ri në pritje të konsensusit mazhorancë-opozitë.

Përplasja e  parë e këtij institucioni me forcat politike u ciklua në mbledhjen e fundit ku u ndanë anëtarët e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhjeve. Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet pretendon përfaqësi në këto organe, ndaj burimet theksuan se javën e ardhshme kjo forcë politike pritet të ankimojë KQZ-në në Kolegjin Zgjedhor, duke e vënë në lëvizje këtë organ pas shumë muajsh pushim.

Kolegji Zgjedhor u zgjodh me short nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë në dhjetor të vitit 2016, ndërsa po e njëjta trup do të angazhohet edhe për zgjedhjet vendore të  30 qershorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjyqtarë në Kolegjin Zgjedhor  janë,  Artur Malaj, Tomorr Shkreli, Ridvan Hado, Shkëlqim Mustafa, Lindita Sinanaj, Gjin Gjoni, Astrit Kalaja, Sotiraq Lubonja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo trupë nuk është prekur nga vettingu pasi deri më tani në proces rivlerësimi ka qenë vetëm gjyqtari Artur Malaj, i cili ka kaluar me sukses Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, por është ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Ndërkohë gjytari Gjin Gjoni ka marrë një leje 2-vjeçare në KLD, për tu shkëputur nga detyra, por burimet i thanë Ora News, se leja parashikon që në rast të mbledhjes së Kolegjit Zgjedhorë ai duhet të marr pjesë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?