PDIU përkujton gjenocidin grek, Idrizi në Kuvend: Përkujtojmë madhështinë e një treve që i ka dhënë shumë Shqipërisë

Greqia po i bën jehonë zgjedhjes së Fredi Belerit si eurodeputet nga burgu, partia Drejtësi Integrim dhe Unitet organizoi sot në parlament një aktivitet për 80 vjetorin e gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë.

Të ftuar në Kuvend ishin përfaqësues të partive politike nga të dy kampet, trashëgimtarë të të mbijetuarve të gjenocidit, por edhe personalitete nga Kosova dhe trojet e tjera të shqiptarisë.

“U mblodhëm në këtë qershor, por i pazakontë për ne, pasi ne shqiptarët e Çamërisë përkujtojmë pikërisht këtë histori dhe të parët tanë. Përkujtojmë vuajtjet, masakrat, shtëpitë e djegura”, tha Idrizi.

SHKARKO APP