PD:”Keni stres? Ju shëron djali i Valentina Leskaj!”. OSHEE përgënjështron

 

 

Dalin dokumenta skandaloze për qeverisjen. Partia Demokratike bëri publike disa dokumente që sipas saj janë provë e një tjetër skandali me tenderat e qeverisë Rama. Është një tender për trajtimin e stresit në OSHEE. Janë 700 milionë lekë për një trajtim 4 mujor të punonjësve të OSHEE, që sipas dokumentave të PD i ka fituar djali i nënkryetares së kuvendit, Valentina Leskaj.

“700 milionë lekë merr djali i deputetes, i nënkryetares së Kuvendit, për të trajtuar stresin e OSHEE, ndërkohë që kjo bandë e Edi Ramës shkaktoi tronditje e dramë tek mijëra familje, tek mijëra të pamundur, duke i lënë në errësirë, duke i dërguar në burgje duke u marrë dhe jetën nga arroganca e trajtimi çnjerëzor. Ja ku janë dokumentat. 700 milionë lekë për ABKONS, për Besnik Leskaj, për një trainim 4 mujor të punonjësve”, thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike.

Sipas përllogaritjeve të PD, janë 175 milionë lekë në muaj, ose afërsisht 6 milionë lekë në ditë që i jepen firmës ABKOS nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.

PD thotë se “fondi limit ishte 720 milionë lekë dhe ofertuesi i vetëm është  djali i tjetër i zonjës Leskajt me 700 milionë lekë. Gjithçka e mirëkalkuluar që paratë të ndahen, të shkojnë sipas porosisë së shefit të madh”.

Opozita sjell në vëmendje faktin se për nënkryetaren e kuvedndit, Valentina Lesjakn ka një kërkesë në Kuvend për mbarimin e mandatit, pasi djali tjetër i saj ka marrë hekurudhën Ballsh-Fier-Vlorë për 25 vjet, dhe kjo e bën mandatin e deputetes së Ramës të pavlefshëm, sipas Kushtetutës.

Një tjetër tender në OSHEE është bërë objekt akuzash nga PD; ai për rikonstruksionin e zyrave, me vlerë 5 milionë dollarë. Ky tender i është dhënë kompanisë së Pandi Carapulit, e cila ndërtoi edhe vilën e kryeministrit Edi Rama në Surrel. / Lapsi.al

 

Reagon OSHEE

Gjithçka thuhet nga PD është gënjeshtër thotë në reagimin e saj zyrtar OSHEE. 

 

SHKARKO APP