P@dofili 71-vjeçar që tentoi të kapte të m@turën, gruaja që e shpëtoi: Ishte gati…

Një tjetër pedofil është vënë në pranga. Pëllumb Lamçe është pedofili 71-vjeçar i cili tentoi të abuzonte me një 9-vjeçare në këndin e lojërave në Maliq. I moshuari ka qenë i martuar, me dy fëmijë, bashkëshortja me fëmijët jetojnë jashtë vendit, ndërsa ai jetonte i vetëm në shtëpi. 71-vjeçari ra në prangat e policisë ndërsa ka nisur edhe hetimi për rastin. Ishte një banore që arriti të ndërhynte në kohë dhe të shpëtonte të miturën nga duart e autorit. Ajo deklaroi në polici se ai e ngacmonte prej ditësh të miturën duke i thënë se do t’i jepte para.

“Ishte mesditë rreth orës 13:30, pashë nga larg një situatë të sikletshme. Ai kishte shkuar në këndin e lojërave në shkollën e fshatit dhe kishte marrë me vete edhe vajzën e mitur. Të dy i njoh se janë banorë të fshatit, shkoj menjëherë aty për të parë çfarë po ndodhte sepse nga larg nuk isha shumë e sigurt. Kur shkoj aty pashë tmerr me sy, të moshuarin e pashë gjysmë të zhveshur edhe vajzën gjithashtu.

Ishte gati për të kryer marrëdhënie seksuale, po e tërhiqte vajzën e mitur drejt vetes, unë nuk e lashë, e mora vajzën direkt. Shyqyr që nuk ndodhi asgjë, vajza është shumë mirë përveç se ka pësuar traumë nga ngjarja. 71 vjeçarin e goditi dy herë me grusht edhe një banor tjetër pasi mësoi për ngjarjen”, tha dëshmitarja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?