PE miraton deklaratën e Stabilizim Asociimit

Parlamenti Europian miraton Deklaratën Përfundimtare të Komitetit të Stabilizim-Asocijimit BE-Shqipëri. Lajmi është njoftuar nga deputeti socialist Taulant Balla i pranishëm sot në mbledhjen e PE-së.

Përmes një postimi në facebook, Balla shpreh keqardhje për sjelljen e opozitës në mbledhjen e Parlamentit Europian, sjellje të cilën socialisti Balla e konsideron si teatrin e radhës së opozitës.

Postimi i Plote:
Faleminderit Parlamentit Europian?? grupeve më të mëdha politike nga e djathta✌️ në të majtë?, për miratimin me unanimitet të Deklaratës Përfundimtare të Komitetit të Stabilizim-Asocijimit BE-Shqipëri, e cila fillon me këtë fjali:

Swiss Digital Desktop Reklama

Rishprehim mbështetjen e plotë për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian në Qershor 2019?????. Jam krenar që Shqipëria ka këtë mbështetje kaq të madhe në PE.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shënim: Jam i keqardhur për teatrin e radhës së opozitës edhe këtu, ku duhet të jemi të gjithë bashkë për Shqipërinë??? që Duam.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?