PE sulmon qeverinë shqiptare, Alizoti: Nuk është më djali me çorape të kuqe, Rama ka një fjalor të ndjeshëm mashtrimi
Në studion e “ABC News” anëtari i Kryesisë së PD-së Tomor Alizoti ka folur për qëndrimin e eurodeputetëve për Shqipërinë. Për Alizotin vendi po largohet nga Bashkimi Evropian.
Alizoti nuk kurseu edhe kritikat ndaj qeverisë pasi sipas tij vendimet e saj e kanë larguar vendin nga vlerat Evropiane, nga Bashkimi Evropian.
Sipas tij shqiptarët duhet të reagojnë për të mbrojtur vendin dhe vlerat kësaj shoqërie.
“Do të ishte mrekulli që shqiptarët t’i tundin dhëmbët dhe t’i thonë boll më, kësaj qeverie, por jo vetëm”, u shpreh ai.
Më tej ai shtoi se qeveria aktuale nuk duhet të thyejë precedentin.
“Si mund të funksionojë një vend pa Gjykatë Kushtetuese? Si do t’i realizosh 15 pika kur t’i përdor një Parlament anormal për të bërë gjera madhore në Shqipëri? Vendi është kthyer në vend krimi. Duhet ta heqim këtë psikozë se Evropa ka nevojë për ne. Nuk duhet të lejojmë mohimin e lirisë sonë. Besoj që është frika që kanë tani nga Rama, kanë parë që është njeri i rrezikshëm, i fiksuar në vendimet e tij.
Nuk është më ai djali me çorape të kuqe, por tani është i rrezikshëm. Tani do të jetë një votë mllefi, edhe opozita nuk bën dot mrekulli, por të paktën duhet kthejë situatën në normalitet. Shqipëria tani është në çmenduri. Rama ka një fjalor të ndjeshëm mashtrimi. Njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm”, tha Alizoti.
Gjithashtu Alizoti ka komentuar edhe lëvizjet apo deklaratat e liderit të PD, Lulzim Basha. Ai u shpreh se PD-së duhet t’i shtohen edhe disa shtylla.
“Një parti e djathtë duhet të ketë synim të ulë taksat. Duhet të ketë vlerat e saj në parti. Duhet përfundimisht të krijojë një situatë ekonomikë në Shqipëri, që qytetaret të jetojnë normal si njerëz. Tragjedia më e madhe në Shqipëri është se ka vdekur shpresa. Tre koncepte janë të rëndësishme, kapital, punë dhe inteligjencë”, tha ndër të tjera ai.
Anëtari i kryesisë së PD-së duke folur për situatën politike në vend u shpreh se Shqipëria është kthyer tashmë në vend që ndodhin vetëm çudira. Alizoti nuk kurseu edhe kritikat ndaj qeverisë pasi sipas tij vendimet e saj e kanë larguar vendin nga vlerat Evropiane, nga Bashkimi Evropian.
“Boll financuam, vende që duan të jenë pjesë ë BE, por bëjnë politikë që nuk i përket BE-së. Ka një perceptim në kokën e tyre që Shqipëria nuk ka vlera të afta për Demokracinë. Ne si Shqipëri jemi shumë larg, nuk kemi Gjykatë Kushtetuese. Kemi opozitë që i ngjan Balotelit. Të gjitha këto janë çudira kaq të mëdha që na kane çmendur ne, por po çmendin edhe botën”, tha Alizoti.
Më tej ai theksoi se Kushtetuta është një koncept i madh dhe se me të nuk mund të merren të sëmurët mendorë.“Vetë PD e ka pranuar që është një turp, por turpi nuk mund të avancojë. Kokat e falura nuk pritën, të gjithë ne e dimë kush i futi në listë. Por nuk mund të bëhen ndryshime Kushtetuese me njerëz që nuk janë votuar në Shqipëri”, u shpreh ai.
Sipas tij Parlamenti Evropian nuk ka asnjë lloj interesi që Shqipëria të qëndrojë në këtë gjendje.
“Amerikanët janë ulur me Talibanët që gjithmonë i kane quajtur terroristë. Faktori dhe opozita reali në Shqipëri është PD dhe koalicioni i PD. Nuk janë Baloteli. Në këtë kohë që ka një vakum, aty ka hile në mes dhe do t’i larohet më shumë Evropës.
Të vish nga PD nga listat që u bënë dhe të kërkosh të ndryshojë është amorale. Jam i bindur Edi Rama do ti përdorë për mandatin e tretë.
Me arrogancë të njëjtin person që ka dalë në përgjime e çon të diskutojë për kode. Largimin e kryeministrit Rama e vendosin votuesit, nëse mendojnë që pas 8 vite mendojnë që ky njeri është i suksesshëm le ta votojnë.
Nëse mendojnë se ky njeri qëndron me gangsterë që ka vjedhur Shqipërinë, që prishi teatrin le ta votojnë. Unë mendoj që Edi Rama është rrezik për të gjithë shqiptarët”, tha ndër të tjera Alizoti.