Pedagogët: Arsimi në krizë, duhen politika financiare për profesionin e mësuesit
Profesorët e gjuhësisë propozojnë rritjen e notës mesatare për të hyrë në mësuesi si dhe rishikimin e programeve mësimore. Prej vitesh mësuesia është në krizë. Pedagogët e fakulteteve të mësuesisë tregojnë se shkollat e larta po nxjerrin mësues të dobët, pasi auditorët janë mbushur me studentë jocilësorë.
Përjashtim nuk bën as dega e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në Fakultetin Histori-Filologji. Vetëm 20% e studentëve në këtë profil kanë interes për degën e zgjedhur. Përgjegjësi i Departamentit të Gjuhësisë, Shezai Rrokaj thotë se kriza në degët e mësuesisë vjen nga mungesa e vlerësimit financiar të këtij profesioni.
Prej kohësh fakultetet e mësuesisë kanë dhënë alarmin për nivelin e dobët të studentëve që ndjekin këto degë. Vitet e fundit, kriteri i notës mesatare për të hyrë në mësuesi u shoqërua me uljen e pragut të kalueshmërisë në provimet e maturës shtetërore.
KOHA JONË SONDAZH

