Pedagogët e Filologjisë në grevë, aktivisti: Sot, dita për të thyer prangat

Sot, pedagogët e Fakultetit të Filologjisë kanë nisur një grevë, e paralajmëruar që ditën e premte, pas vendimit të marrë në asamble. Ata kërkojnë bashkë me studentët që të plotësohen 8+ kërkesat dhe anulimin ligjit për Arsimin e Lartë. Aktivisti dhe sociologu i njohur, Ergys Mërtiri u jep kurajë duke theksuar se sot është dita kur ata të fitojnë një sistem arsimor që nuk lejon që ata të shkelen me këmbë dhe të shfrytëzohen.

Statusi:

Respekt per pedagoget e Fakultetit Filologjik, te cilet jane hedhur ne greve dhe turp per ata pedagoge qe nuk kane kuraje te ngrihen ne nivelin e statusit te profesionit te tyre per te ngritur zerin. Kjo duhet te pasohet nga te gjitha fakultetet, nese vertete ne kete vend ka shprese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Eshte e qarte, qeveria eshte hedhur ne aksion duke perdorur te gjitha fijet per te shuar protesten. Gjithcka po tregon fuqine e saj kompromentuese per te penguar zerin e revoltes te vijoje te kerkoje te drejtat e percudnuara ne universitete. Realiteti po tregon edhe nivelin e larte te kompromentueshmerise tek te gjithe ata qe, qofte me veprimet, qofte me heshtjen e tyre, po i sherbejne ketij qellimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Te nderuar pedagoge e studente. Qeveria duhet te kuptoni se jeni shume prane nje mundesie te arte per te fituar nje sistem te arsimit te larte ku nuk ju shkelin me me kembe. Keni rastin te tregoni te pakten njehere ne jete se jeni qenie qe, pertej bukes se perditshme, kerkoni te jetoni me koken lart. Duhet te kuptoni se, ne kete menyre, e mbroni me mire edhe buken tuaj. Servilizmi eshte nje rruge e shkurter per te mbijetuar, por nuk ju mban gjate.

Kur ju shfrytesojne, ju perdorin, ju fyejne, ju percudnojne, ju kercenojne e ju heqin nga puna ne 365 dite te vitit, kjo vjen sepse jeni qenie pa shtylle kurrizore, te mesuar te jetoni te nenshtruar. Sot eshte dita kur keni mundesine ti thyeni prangat, duke i dhene nje grusht ketij sistemi korrupsioni, gje qe ju garanton te jetoni e ushqeheni si njerez, perndryshe e meritoni percmimin si damke te perjetshme te vogelsise suaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?