Pedagogët e Universitetit të Durrësit mbështesin studentët
Stafi akademik i Fakultetit të Shkencave Politike Juridike pranë Universtitetit ”Aleksandër Moisiu” në Durrës, kanë dalë me një deklaratë ku mbështesin plotësisht kërkesat e studentëve dhe lirinë e tyre për të protestuar. Pedagogët kanë firmosur shkresën duke iu garantuar mbështetje të plotë studentëve dhe duke iu lënë mundësinë të hapur që të zhvillojnë leksionet në momentin që ata e konsiderojnë të përshtatshëm. Stafi akademik i UAMD shpreh se mbështet shfuqizimin e ligjit ”Për arsimin e lartë” dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij.

KOHA JONË SONDAZH

