Pedagogët kërcënuan me grevë, Nikolla: E gatshme t’i takoj
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla tha se është e gatshme të takojë pedagogët e forumit të cilët javën e kaluar kërcënuan me greve.
E ftuar në Tonight Ilva Tare, Nikolla tha se nuk ka asnjë shkresë zyrtare nga pedagogët, por është gati të ndajë me ta të gjitha shqetësimet.
Nikolla: Deri në momentin që unë erdha në studion tuaj nuk kam asnjëgjë të shkruar apo kërkesë apo email apo në rrugë të tjera nga profesorët e forumit, si me letër të dërguar si pa letër të dërguar, unë jam e gatshme për ti takuar dhe për të ndarë me ta të gjitha shqetësimet.
KOHA JONË SONDAZH

