Pedagogët në bojkot, Presidenti Begaj letër rektorëve: Më informoni për kërkesat

Bojkoti i pedagogëve ndaj orës mësimore dhe protestës së tyre, ka sjellë edhe reagimin nga ana e Presidentit Bajram Begaj. Kreu i shtetit u ka dërguar një letër rektorëve të universiteteve, duke kërkuar informacion në lidhje me situatën e krijuar nga protesta e pedagogëve. Ai shprehet se po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe se ata duhet të japin informacion konkret për kërkesat që kanë.

Viti i ri akademik nisi më bojkot të mësimit në shumicën prej universiteteve të vendit, ndërsa sot është dita e dytë e grevës në disa prej universiteteve të vendit. Pedagogët kanë lajmëruar se protesta dhe bojkoti i mësimit do të vijojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Ata thonë se nëse qeveria nuk reagon, ata nuk do të hyjnë në auditore, ndërsa i bëjnë thirrje studentëve që të bashkohen nën sloganin “Investim për arsim cilësor”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?