Pedagogia Gjoni: Zëvendësimi i 7 ministrave, po aq i pavlerë sa paketa për universitetin
Pedagogia Edlira Gjoni e ftuar në emisionin “Tempora” nga Sonila Meço në Ora News e konsideron propagandë atë që qeveria deklaron se u ka plotësuar studentëve.
Gjoni: Topi vazhdon të ngelet në fushën e kryeministrit. Ai mendon se e ka gjuajtur me disa pika që i ka menduar ai. Nuk u kuptua asnjëherë se me kë i ka diskutuar këto pika, pavarësisht se e gjithë Partia Socialiste, e gjithë Rilindja i shpërndanë gjerësisht në Facebook. Pa dyshim nuk ishte i përbërë nga studentët dhe pedagogët. Ishte thjesht propagandë e radhës e Rilindjes. Paketa për Universitetin nuk adreson 8 pikat që kanë paraqitur studentët. Është thjesht një manovër e kryeministrit, sikundër u pasua me zëvendësimin e 7 ministrave, një shou mediatik që është po aq i pavlefshëm sa paketa për universitetin. Topi vazhdon të ngelet në anën e Edi Ramës.

KOHA JONË SONDAZH

