Pedagogu Bejko: Mafies së ndërtimit nuk ka burrë nëne që ti rezistojë

Pedagogu Roland Bejko i ftuar në emisionin “Ekopolitikë” ka ngritur shqetësimin e krimit të ndërtimit, i cili është i lidhur edhe me arsimin.

Sipas Bejkos, mafies së ndërtimit në Shqipëri nuk mund ti rezistojë dot askush.

Roland Bejko: Mjafton të ndërtohet, nuk ka rëndësi do bëhet një shkollë apo një çerdhe, por vetëm të ndërtohet. Pse? Sepse mafia e ndërtimit, e cila dominon dhe dikton sot në Shqipëri është e tillë që nuk ka burrë nëne që ti rezistojë asaj, sepse është tërësisht qytetari i ekspozuar para krimit. Që me implikimin e krimit në zgjedhjet që u bënë në universitet. Pse duhet të ndërhynin ata, pse duhej që të vendosej ajo zonja apo ai zotëria? Sepse ka interesa ekonomike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?