Pedagogu: Humbja e një viti akademik njësoj sikur të binte qeveria
Pedagogu i Fakultetit Ekonomik, Rezart Prifti i ftuar në studion e Ora News tha se pedagogët e kanë të thjeshtë kundër qeverisë; auditoret bosh në fund të ditës. Sipas tij, humbja e një viti akademik është e njëjtë me rrëzimin e qeverisë.
Prifti: Pedagogët të thjeshtë e kanë, në fund të ditës auditorit bosh. Imagjino çfarë do të thotë të mos prodhon 1 vit njerëz për tregun e punës. Interesat e njerëzve që janë të lidhur me këtë segment tregu janë shumë të mëdha. Nëse anulohet një vit akademik është njësoj sikur të binte qeveria. Sa më shpejtë që të jetë e mundur, ato VKM diletante, e para e tratojnë pedagogun si palaço dhe e dyta tregojnë paaftësinë e këtyre njerëzve. Këto VKM bien ndesh me ligjin që këta kanë miratuar. Kjo është perlë. Të bësh vet ligjin dhe të nxjerrësh VKM për të kundërshtuar po ligjin tënd. Një është plagjiatura. Dy, vlerësimi i performancës së pedagogëve. Ministrisë i lejon ligji të mbajë vetëm regjistrin e titujve akademikë. E dyta, vlerësimi i pedagogëve. Këtë nuk mund ta bëjë qeveria. Ne kemi nevojë për kushte optimale. Nuk mungojnë paratë, është mungesë vullneti dhe vizioni nga drejtuesit tani dhe batakçinj.
Pedagogu i Fakultetit Ekonomik, tha po ashtu se qeveria nuk ka vullnet për të financuar për arsimin e lartë.
Prifti: Ka ardhur dita që ose të shpëtojmë këtë vend, të investojmë në edukim ose do marrë erë siç ka marrë. E vetmja gjë është me investim. A ka problem? Unë mendoj që në 10 lekë, 5 vidhi dhe 5 hidhi në sistem. Nuk ka njeri që nuk do të vjedhë. Kemi arritur në atë pikë degradimi se nga 10 lekë vidhen 10 lekë. Kur kam ikur unë jashtë, nga 10 vidheshin 8, tani 10 për 10 avullojnë.
KOHA JONË SONDAZH

