Pedagogu i njohur Gjok Uldedaj: Qeveria paralelisht, duhet ta trajtojnë koronavirusin, jo vetëm krizë shëndetësore, por edhe ekonomike
Nga Gjok Uldedaj
KRIZË SHËNDETËSORE DHE EKONOMIKE
Bota e zhvilluar po përballet sot me Coronavirusin, cili po na godet fort dhe në mënyrë indirekte, ky virus i pamëshirshëm po merr jetë njerzish dhe askush nuk e di me saktësi përfundimin. Por vuajtjet njerëzore mund të vijnë në të gjitha format, jo vetëm nëpërmjet sëmundjeve dhe vdekjeve, por mund të përjetohen edhe si pamundësi dhe paaftësi për të punuar, jetuar dhe paguar.
Sa të rëndësishme janë masat që po merren për të luftuar virusin, po aq thelbësore është edhe vaksinimi i ekonomisë për mbijetesë, kundër pandemisë së panikut. Sot, bizneset e vogla dhe të mesme janë veçanërisht në situatë të vështirë, pasi hallkat e zinxhirit të furnizimit janë këputur. Ky është një kërcënim ekonomik, jo vetëm për të gjitha bizneset, por edhe për armaten e të punësuarve.
Nuk është koha të qeveriset me parulla e propogandë. Qeveria dhe ekspertët, pa humbur kohë dhe në kosultim me grupet e interest, duhet të miratojë një paketë masash ekonomike të realizueshme që ndihmojnë për mbijetesë, si punëdhënësit ashtu edhe punëmarrësit.
Kjo për faktin se fenomeni “Coronavirus” e ka vënë botën me shpatulla pas muri, duke dhënë një sinjal ndryshe nga herët e tjera. Sot ekspertët e fushave përkatëse, duhet të mendojnë më gjerësisht, përball këtij faktori të ri, që po ndryshon status quo-në e ekuilibrave botëror.
E thënë ndryshe, qeveria paralelisht, duhet ta trajtojnë, jo vetëm krizë shëndetësore, por edhe ekonomike. Është detyrë e gjithsejcilit që të punojmë për t’i mbijetuar këtyre ndryshimeve, për të mbrojtur të ardhmen shëndetësore dhe ekonomike, duke kërkuar mundësi të reja, përball botës së re ekonomike. Injorimi i këtyre ndryshimeve do të jetë me pasoja të pariparueshme.