”Pedagogu pagoi 60 mijë euro për kualifikime”, Grida Duma: Sot në Shqipëri merr pagë 550 euro

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma, në fjalën e mbajtur në seancën e kësaj të enjte në Kuvend, u ndal edhe tek paga e pedagogëve, e cila me vendim qeveria u rrit me 15%, por jo aq sa kërkojnë pedagogët. Sipas Dumës në vendin tonë pedagogët kanë pagat më të ulëta në rajon.

Po ashtu ajo ndau edhe historinë e një pedagogu që ka paguar mbi 60 mijë euro për kualifikime në Francë, dhe sot merr rrogë 650 mijë lekë të vjetra.

“Ka pedagogë që kanë përfunduar studimet jashtë vendit i është dashur gjithë ato kohë që tu njihet doktoratura këtu. Ai zotëria që i referohem unë ka punuar në ndërtim se kishte pasion filozofinë dhe erdhi këtu për të marr 650 mijë lekë të vjetra. I tha ministria e Arsimit pas 6 vitesh që doktoratura jote vlen. Më jepni një universitet që ka marrëdhënie me kompanitë për tregun e punës. Pedagogu për kërkon pagën që mos të emigrojë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?