Pedagogu paralajmëron: Nëse hyn në fuqi, shumë portale kritike me qeverinë do të mbyllen

I ftuar në Syri Tv, pedagogu dhe ish anëtari i AMA-s, Zylyftar Bregu ka komentuar ligjin anti-shpifje, që mazhoranca kaloi dje në seancë plenare.

Sipas tij, do të shtohet numri i atyre që monitorojnë, bashkë me anëtarët e Këshillit të Ankesave nga 3 në 5 minimumi.

Çfarë ka të rrezikshme te ky ligj?

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shmang gjykatën dhe i beson gjykimin e një lajmi një institucioni politik. 3 nga mazhoranca, 3 nga opozita dhe kryetari nga mazhoranca. Është institucion mbi një formulë politike dhe duke mditur që shumicën e vendos mazhoranca, kështu që vendimi do të jetë politik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ligji do të ketë vështirësi për të hyrë në fuqi. Kam një bindje se presidenti do ta kthejë. Presioni i institucioneve ndërkombëtare do të jetë i madh dhe mazhoranca do ti jepet një shans mazhorancës të kthejë mendjen.

Nëse hyn n fuqi, shumë shpejt, këtu do të mbyllet një numër i madh i mediave online dhe ato më shumë kritike me qeverinë”, u shpreh pedagogu. i gazetarisë Zylyftar Bregu.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?