Pedagogu Sherif Bundo i përgjigjet Ramës

Pedagogu Sherif Bundo i është përgjigjur kryeministrit Rama pas publikimit të një video.

Bundo shfaqej teksa fliste para studentëve të Ekonomikut dhe bënte thirrje për të mos dialoguar.

Por sipas pedagogut, video është prerë qëllimisht dhe nuk është transmetuar e plotë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Studentët do të ulen në dialog pasi të jenë të organizuar dhe bashkë me ta të ulet edhe profesorati. Studentët janë të brishtë dhe qelibar. Nuk mund të braktisen. Unë ndihem krenar që studentët më ftuan të flas” – citoi Bundo fjalët që sipas tij i janë censuruar në materialin filmik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai ka dhe një përgjigje për kryeministrin që e cilësoi si enverist. Bundo pranoi se është i majtë, por tha:

“Unë enveristi jam përjashtuar në vitin e parë nga fakulteti për probleme biografie. Dhe falë dashamirësisë së një profesori, ai e mori vetë përgjegjësinë dhe më mbajti si student. Unë sot mbaj një diplomë nderi të dhëna nga qeveria e Ramës” – tha Bundo në një studio televizive.

Studentët vendosin në mesnatë për protesta masive. Reagon Rama: Nuk po u besoj syve

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?