Pedofilët në Shqipëri, avokatja Beqiri: Ligji për abuzuesit është përmirësuar
Pedofilët në Shqipëri janë kthyer në një problem serioz. Avokatja Nexhi Beqiri, thotë se ligji për personat që akuzohen për pedofili është përmirësuar.
”Është përmirësuar ligji, pra ligji është bërë i fortë në Shqipëri. Shkon nga 5-15 vite burg. Po të ketë pasojë shkon dhe deri në 20 vite burg apo dhe në burgim të përjetshëm po të sjelli një viktimë, vdekjen e fëmijës.
Familjen shqiptare përpiqen me të gjitha mënyrat që mos ta marrin vesh të tjerët, duke i lënë të përfitojnë kështu të gjithë ato pedofilë dhe të gjithë ata dhunues të cilët gjahun e tyre kanë fëmijët e moshës pa mbushur 14-vjeç apo ato që nuk e kanë arritur pjekurinë seksuale”.
KOHA JONË SONDAZH

