Peka: Nëse Rama ndryshon Kushtetutën me Murrizin, ai duhet rrafshuar

Gazetari Çim Peka është treguar i ashpër nga studio e SYRI TV, në lidhje me nismën e Edi Ramës për të ndaluar koalicionet parazgjedhore.

Sipas Pekës, nëse Rama ndryshon Kushtetutën me Myslym Murrin dhe deputetët e tjerë, ai duhet rrafshuar, siç duhej të ndodhte para 30 qershorit të 2019.

Nëse Edi Rama do të tentojë të ndryshojë Kushtetutën me Myslym Murrizin dhe deputetët e tij, ai duhet rrafshuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duhet bërë ajo që duhej bërë para 30 qershorit. Para atyre zgjedhjeve, Rama duhej që të rrafshohej, nuk duhej lënë të shkonte në zgjedhje. Edi Rama është veç i çmendur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edi Rama nuk mund të bëjë qesharak dot numrin 2 të SHBA-së, Mike Pompeon i cili doli dhe përshëndeti marrëveshjen politike të Reformës Zgjedhore.

Nëse Edi Rama e çon çmendurinë e tij deri në fund, Basha nuk mund ta shuajë më zjarrin”, tha Peka në SYRI TV.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?