Pelegrinët në malin e Tomorrit: Lutemi për paqe e mirësi, bëjmë kurban në teqe

Mijëra besimtarë bektashinj të ardhur nga i gjithë vendi, diaspora dhe bota janë pjesë e Pelegrinazhit në Malin e Shenjtë të Tomorrit në Berat për të nderuar të shenjtorin Abaz Ali, i cili prehet këtu.

Me mbërritjen në mal, besimtarët kryejnë ritet fetare pranë teqesë së Kulmakut, sakrifikojnë një kurban, dhurojnë para, e ndezin qirinj për shëndet dhe mbarësi për veten dhe familjen e tyre, pas një agjërimi 10 ditor për 72 dëshmorët e Qerbelasë. Mesazhin për besimtarët e ka përcjhellë edhe kryegjyqi botëror baba Dede Edmond Brahimaj

Shumë prej tyre kanë si banesa të përkohshme edhe çadrat e ngritura në Malin e shenjtë. “Vij nga Fieri. Bëjmë të gjitha adetat. Nga të falurat”. “Vij nga Ballshi. Ndezim qirinj, bëjmë kurbanin. Shëndet për të gjithë”.

Pelegrinazhi ka nisur që me datë 19 gusht dhe përfundon më 25 dhe për mbarëvajtjen e fluksit, policia ka marrë masat duke rritur prezencën e saj, si në rrugën që të çon në teqenë e Kulmakut ashtu edhe në aksin tjetër nga bëhet kthimi i besimtarëve.

SHKARKO APP