Peleshi bashkëbisedim online me përfaqësuesit e Shqipërisë me mision jashtë vendit

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi zhvilloi një bashkëbisedim online me të gjithë përfaqësuesit e Shqipërisë në misione jashtë vendit. I shoqëruar edhe nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Gjeneral Brigade Arben Kingji, Ministri Peleshi i përgëzoi ata për kontributin dhe punën e bërë gjatë këtij viti tejet të ngarkuar për sigurinë dhe paqen në botë.
Gjatë vitit që po lëmë pas, puna juaj dhe e FA dhe në veçanti e atyre që janë në misione ndërkombëtare ka marrë një tjetër përmasë. Ky ishte një vit me lajme jo të mira për sigurinë dhe paqen, ishte një vit kur skena e sigurisë u trondit për shkak të invazionit rus në Ukrainë dhe kjo bëri që siguria dhe paqja si domein të vendosen në qendër dhe të jenë prioritet i prioriteteve për të gjithë botën”, u shpreh Ministri i Mbrojtjes.

Në fjalën e tij, Peleshi foli edhe për objektivat që Ministria e Mbrojtjes ka për vitin 2023.
“Ky është viti kur ne bëmë një ndryshim sasior dhe cilësor në shpërblimin e FA. Kemi rritur 30% pagat për të gjithë efektivët, nga ushtari bazë dhe deri te gradat më të larta. Angazhimi dhe premtimi i Kryeministrit për të patur një rritje të vazhdueshme dhe të përvitshme deri sa të arrijmë nivelin më të lartë në rajon do të realizohet. Vitin që vjen do e rrisim edhe 7 % të tjera pagën mbi atë 30% që u rrit gjatë vitit 2022”, u shpreh ministri Peleshi.
Sipas tij, në 2023 fillon puna për ndërtimin e korpusit të Akademisë së FA, Ndërsa flota e Forcës Ajrore do të shtohet edhe me helikopterë të tjerë “Black Hawk”, duke e çuar në 6 numrin e helikopterëve.

Ministri i Mbrojtjes u shpreh se është bërë mjaft progress në punën për ndërtimin e bazës së parë taktike ajrore të NATO-s në Kuçovë dhe pritet që për rreth një vit ajo të jetë gati. Një tjetër projekt i Ministrisë së Mbrojtjes për vitin që vjen është edhe ndërtimi I një porti të ri ushtarak nëPorto Romano pranë portit komercial, i cili sipas ministrit Peleshi do t’i japë Shqipërisë një rëndësi të shtuar strategjike, pasi ky port do të jentë porta e hyrjes dhe e dislokimit të forcave aleate nga Ballkani Perëndimor drejt Lindjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?