Peleshi-Berishës: Kulla panoramike e Korçës ka kushtuar sa një koncert i Çiljetës

 

Zv.kryeministri Niko Peleshi iu është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Berisha se qeveria po bën shpenzime marramendëse vetëm për shou.

Në fjalën e tij ne Kuvend, Peleshi tha se menaxhimi i duhur i të ardhurave ka krijuar mundësinë që qeveria të investojë për qytetet dhe banorët e tyre.

Ai ka thumbuar Berishën duke i treguar koston reale të Kullës Panoramike, e cila sipas tij ka kushtuar sa një koncert kur Çiljeta këndonte në fushtën e partisë Demokratike.
Kulla e Korçës është bërë herë pas here batutë në Kuvend nga ish kryeministri Berisha , i cili thotë se ky është i vetmi investim që qeveria Rama ka bërë në dy vite qeverisje.

SHKARKO APP