Peleshi: Ka ende zjarre aktive në vend, s’ka rrezik për zonat e banuara

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi thotë se në vend vazhdojnë të jenë aktive disa vatra zjarri. Sipas tij po punohet që të vihen nën kontroll, ndërsa nënvizoi se zonat e banuara nuk kanë rrezik për flakët. ”Zjarret vijojnë të mbeten aktive në vend, por të gjitha janë nën kontroll të plotë dhe pa rrezik për zonat e banuara. Veç ndërhyrjes nga ajri, Forcat e Armatosura dhe ato të sistemit të mbrojtjes civile vijojnë punën në terren për eliminimin e plotë të vatrave. Megjithatë, roli i pushtetit vendor në informimin dhe reagimin në kohë mbetet thelbësor. #tëgatshëm24/7”,-tha Peleshi.

SHKARKO APP