Peleshi: Kemi shumë nevoja dhe pak mundësi, ndaj duhet të jemi inteligjentë

Kryetarët e bashkive të Shqipërisë dhe Danimarkës u bënë bashkë në Tiranë për të shkëmbyer eksperiencat e tyre. Kryetarët dhanë shembuj se si zgjidhjet inteligjente mund të lehtësojnë përditshmërinë e qytetarëve, duke theksuar se evitojnë edhe korrupsionin.

Synimi për të përqafuar ide inovative për një qytet në shërbim të qytetarëve ka bërë bashkë kryetarët e disa bashkive të Shqipërisë por edhe Danimarkës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, listoi disa prej projekteve që kanë lehtësuar përditshmërinë e qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa kryetarja e Bashkisë Shkodër tha se idetë inovative evitojnë korrupsionin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Veliaj: Ambicia jonë është që deri në vitin 2030 ne të kapim Kopenhagenin, pra 50% e udhëtimeve në Tiranë të ndodhin me biçikletë. Sot jemi në nivelin 6%. Para një viti ishim 3%.

Ademi: Një ndër çështjet që ne adresojmë është korrupsioni në Shqipëri. Unë mendoj që ato përgjigjet që japin, zgjidhje nuk marrin, janë një instrument shumë i mirë për të luftuar korrupsionin që ekziston dhe për të bërë të mundur që pushteti të shkojë tek njerëzit.

Por zgjidhjet intelegjente nuk iu shërbejnë vetëm qytetarëve shqiptarë por edhe vizitorëve të huaj.

Ministri, Blendi Klosi, tha se brenda këtij sezoni priten të vijnë përmes charterave të paktën 35 mijë turistë.

Klosi: Ne jemi në mbështetje të çdo ideje duke menduar gjithmonë se një Shqipëri turistike të ketë gjithnjë e më shumë zgjidhje inteligjente dhe miqësore me mjedisin. Prandaj ide të cilat vijnë këtu për të transformuar mënyrën e funksionimit të pushtetit lokal janë gjithmonë të mirëpritura nga Ministria e Mjedisit.

Peleshi: Nuk jemi vend i pasur, ne kemi shumë nevoja dhe pak mundësi dhe kjo është arsyeja kryesore pse duhet të jemi inteligjentë, pse duhet të jemi kreativë që me pak të fitojmë shumë.

Ndërsa Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Jens Martin Alsbirk, tha se Shqipëria po implementon shumë ide që janë aplikuar edhe në vendin e tij por nuk përjashtoi mundësinë që edhe Danimarka të mund të mësojë nga Shqipëria.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?