Peleshi mbyll vizitën zyrtare në SHBA me takimin me kongresmenin John Moolenaar

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, në përmbyllje të takimeve zyrtare në Kongresin Amerikan, u takua me kryetarin e Komitetit për Konkurrencën Strategjike të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresmenin John Moolenaar.

Gjatë takimit, u diskutua forcimi i partneritetit strategjik Shqipëri-SHBA, bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, zhvillimet gjeopolitike globale dhe zgjerimin e mundësive për investimet amerikane në Shqipëri dhe kujdesin për mbrojtjen nga investimet dhe ndikimet keqdashëse në sektorët strategjikë të ekonomisë dhe sigurisë.

Mund të jetë një imazh i Zyra Ovale dhe teksti

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetari i Kuvendit vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për integrimin euroatlantik të Shqipërisë dhe theksoi rolin e vendit tonë si një aleat i besueshëm në NATO dhe një faktor stabiliteti në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas njoftimit, thuhet se bisedimet u përqendruan gjithashtu në rritjen e dialogut parlamentar dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe Kongresit Amerikan, me synim thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe përballimin e përbashkët të sfidave të sigurisë, përfshirë mbrojtjen kibernetike dhe luftën kundër ndikimeve joperëndimore në rajon.

Ky takim rikonfirmoi nivelin e lartë të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe angazhimin e përbashkët për forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik.

Mund të jetë një imazh i Zyra Ovale

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?