Peleshi: Pagat do t’i kemi më të mira se privati
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në një konferencë për mediat, po bën paraditen e së dielës prezantimin e arritjeve për gjatë vitit 2022 dhe objektivat për vitin 2023. Një rëndësi e veçantë iu kushtua mbrojtjes kibernetike duke marrë parasysh sulmet pre e të cilave ranë sistemet shtetërore gjatë vitit që lamë pas.
Peleshi kujtoi se këtë vit do të ndërtohet qendra opercionale e fushës kibernetike ndërsa theksoi se do të rriten edhe pagat e ekspertëve që do të punojnë në këtë qendër më shumë se privati. Qëllimi kryesor, sipas ministrit, është që të shmanget mungesa në burime njerëzore.
“Sa i përket sigurisë kibernetike, duhet të ngremë kapacitetet. Natyrisht që s’ka siguri 100% këtë duhet ta kemi parasysh të gjithë. Ama deri te 100% ka goxha hapësirë. 90% të sulmeve kibernetike mund të shmangen. Sepse u duk sikur thashë ndonjë sekret shtetëror para disa ditësh”,-tha ministri.