Peleshi takim me Yuri Kim: Fuqizojmë partneritetin strategjik në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

Ministri i ri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka zhvilluar një takim me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim, kur përmes një postimi në rrjete sociale, ka theksuar nevojën për të fuqizuar partneritetin strategjik në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Postimi i plotë

Pata kënaqësinë të zhvilloj sot një takim me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Znj. Yuri Kim. I bindur dhe me përkushtimin maksimal për të cuar përpara projektet madhore të përbashkëta dhe fuqizimin e partneritetit strategjik në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Përzgjedhja e Shqipërisë për të realizuar “Defender Europe 2021” ku mbi 6000 trupa amerikanë do të kryejnë stërvitjen më të madhe ndërkombëtare në Shqipëri, është një tjetër element që tregon mbështetjen e SHBA në fuqizimin dhe modernizimin e Forcave tona të Armatosura.

SHKARKO APP