Pellg gjaku në tregun e Milotit, gruaja ekzekuton burrin: Më tradhëtonte

Krimi këtë herë erdhi nga dora e një gruaje. Pas ngjarjeve të rënda që tronditën mbarë opinionin publik, ajo e vrasjes së 19-vjeçares Xhuljeta Çuni nga ish-i dashuri dhe i nënës së 6-fëmijëve Adriana Shahulli nga burri, mëngjesin e sotëm viktimë mbeti një burrë.

Pellgu i gjakut të 42-vjeçarit Kujtim Donaj, i vrarë nga dora e gruas së tij, Violeta Donaj, terrorizoi tregtarët dhe banorët. Është dashur ndërhyrja e një zjarrfikëseje për të larguar njollën e madhe që shokoi çdo dëshmitar që e shihnte.

Në gjendje të rënduar psikologjike, 35-vjeçarja mësohet të ketë deklaruar në polici se qëlloi me pistoletë ndaj bashkëshortit, Kujtim Donaj 42-vjeç për arsye xhelozie. “Krimin e kam kryer për motive xhelozie, pasi bashkëshorti më tradhtonte”.

Swiss Digital Desktop Reklama

E reja ka tentuar të largohet nga vendngjarja, por ndërhyrja në kohë e forcave policore, ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e saj si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit me të cilën është kryer krimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mësohet se çifti ishin tregtar i rrobave të përdorura, ndërsa ngjarja ndodhi në orën 07:10. Krimi tragjik ka ndodhur në sy të kunatës së saj, ndërsa mësohet se çifti kishte dy fëmijë.

“Janë dëgjuar 4 të shtëna. Burri ka ardhur me fugon, gruaja ka ardhur me makinë”, ka thënë një prej dëshmitarëve. Tregtarët e tjerë që ndodheshin në pazarin e Milotit kur ndodhi ngjarja, preferojnë të heshtin dhe ngrenë supet për të treguar nëse kishin dijeni se mes çiftit kishte pasur konflikte.

“Nuk kemi pa, ndodhi sa hapëm mallin ne. Ata janë nga Rrësheni, ne nga Laçi”, thotë një tjetër tregtare. “Asnjë konflikt s’kemi parë veç kemi dëgjuar krismën”, përgjigjet dikush tjetër, ndërsa shihet qartë që nuk duan të përzihen në këtë vrasje në mes të ditës në prani të qindra dëshmitarëve.

/Koha Jonë/

Arrestimi i Violetës, ekzekutoi burrin në tregun e Milotit (VIDEO)

Krimi në Milot, nëna e 2 fëmijëve vrau burrin në sy të kunatës

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?