Pëllumb Pipero: Ja pse fshati është më pak i rrezikuar se qyteti përballë COVID-it

“Zonat rurale janë të privilegjuara, por jo të sigurta, edhe atje të zbatohen masat, por kryesisht është sëmundje urbane, atje ku ka më shumë jetë publike dhe aktivitete” tha ai. Kështu deklaroi Pëllumb Pipero, mjeku i njohur, ndërsa shtoi se ende nuk është koha që mosha e tretë të jetë e lirë

Mosha e tretë kërkon një fashë orari të veçantë për të dalë, por cfarë mendon Pipero? “Ende nuk është koha që mosha e tretë të jetë e lirë nga masat shtrënguese të qeverisë” tha ai. Lidhur me rreziqet Pipero është i qartë.

“Nëse një qytetar shkon brenda fashës që ka caktuar qeveria blen bukën merr edhe kafen dhe ikën në shtëpi duke ruajtur distancën nuk ka asgjë të keqe, por nëse merr kafen dhe ulet brenda fashës dhe bën disa minuta muhabet kjo është e rrezikshme për shëndetin e tyre dhe familjarëve të tyre. Prandaj i këshilloj qytetarët” tha ai.

Pipero nuk la pa përmendur edhe gjyshen nga Hasi që e mbyti koronavirusin. Ai tha se ajo ja doli me vullnet. “E kam pasur të shtruar në pavion, kam pasur fatin ta njoh personalisht. Si një nga shumë pacientët e tjerë që janë të shëruar, çka do të thotë se ky virus edhe pse dëshmon apo ka treguar se kryesisht komplikacionet më të mëdha i jep te moshat e vjetra, me pak vullnet dhe shumë përkushtim mund t’ia dalë.

Nënë Nifja ia ka dalë, gëzon shëndet, gëzon nipër e mbesa për të vijuar të jetojë si një gjyshe e nderuar dhe e shëruar. Nënë Nifja si çdo i moshuar kishte patologji shoqëruese, që do të thotë se jo të gjitha rastet janë fatalë, por falë vullnetit të saj apo përkushtimit tonë ia hodhi. Ajo pasuri e cila dëshmohet është mes nesh mes moshave të treta duhet respektuar, shërbyer dhe bërë maksimumi për t’i shpëtuar, por mbi të gjitha të respektojë sa më shumë këshillat e qeverisë” – tha Pipero.

SHKARKO APP