Pëllumb Pipero: Ja pse sot kemi numrin më të madh të të infektuarve
Mjeku Pëllumb Pipero në një lidhje live për ”News24” ka thënë se 34 rastet e sotme në Shqipëri me COVID-19 janë kontakte të ngushta të atyre që janë infektuar më parë dhe janë raste asimptomatike.
Po ashtu Pipero theksoi se shtimi i rasteve vjen prej shtimit të testimeve dhe gjurmimit agresiv të kontakteve të të infektuarve.
Pipero tha se për të ka rëndësi numri i pacientëve në spital që sot ishte vetëm 3 në COVID-1.
”Janë raste të shtruara në spital dhe dua tju konfirmoj se në 24 orët e fundit janë vetëm 3 raste në COVID-1.
Pra për mua ka rëndësi rastet në spital. Kujdesi për ta mbetet maksimal. Për rastet e konstatuara nuk e di janë nga rrrethet mikrovata, vatra të vogla.
Pra janë asimptomatikë, raste të vogla. Për shkak të shtimit të numrit të testimeve pasi po kontrollohen agresivisht
Do të rriten pozitivët asimptomatikë por kjo nuk do të thotë se rrit gradivitetin e virusit. Ky është një fakt i cili duhet t’u shërbejë epidemiologëve të shohin në mënyrë inteligjente. Por epidemia është menaxhuar mirë.
Janë qytetarë të riatdhesuar që u mundësohet kontrolli në pikat hoteliere të quajtura karantinim apo monitorim. Janë masa të rëndësishme edhe ata për t’u rikthyer por edhe institucionet shëndetësore për t’i mbajtur.”- tha Pipero.