Pëllumb Salillari, administratori i “Salillari”, paditet në SPAK. E shpëton puthja e kryeministrit dhe buzëqeshja e kryebashkiakut!

Nuk ndalojnë akzuat dhe paditë për firmën “Salillari” dhe administratorin e saj. Edhe herë të tjera kjo kompani është akuzuar nga media për shkelje të ligjit. Por përherë ka shpëtuar, pasi flitet se qeveria i jep një dorë për tju larguar dhënies llogari para ligjit.

Së fundmi 123 banorë të fshatit Lumas kërkojnë ndjekje penale për shtetasin Pëllumb Salillari, të cilin e akuzojnë për veprat penale: “Shpërdorimi i tokës” Neni 199 , “Prerja e paligjshme e pyjeve” Neni 205, “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor” Neni 206/a dhe “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore” Neni 202/b.

Në kallëzimi penal drejtuar Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), 123 banorët e Lumasit kërkojnë ndjekje penale për “Shpërdorim detyre” Neni 248 për kryetaren e bashkisë Dimal,Juljana Memaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kallëzimin penal të banorëve të Lumasit thuhet se, ata janë vënë në dijeni të disa veprimeve kriminale të kryera nga Pëllumb Salillari, që është administratori i shoqërisë “Salillari” sh.p.k.Sipas banorëve, Shoqëria “Salillari” SH.P.K me administrator Pëllumb Salillarin ka shkatërruar dhe prerë kurorën e pishave mbi guroren e Gurit të Bardhë në bashkinë Dimal. Në kallëzimin penal thuhet se kjo masakër mjedisore është bërë me qëllim nga kjo shoqëri për zgjerimin e sipërfaqes së shfrytëzimit për gurore dhe furrave të gëlqeres në bashkinë e Dimalit. Banorët akuzojnë Salillarin se ka djegur rreth 30 ha pyje, duke rrafshuar të gjithë kodrën me pisha në lagjen “Guri i Bradhë” në Dimal, vetëm për përfitimet e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për këtë masakër mjedisore, banorët e Lumasit kërkojnë ndjekje penale për “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal për kryetaren e bashkisë Dimal, Juljana Memaj.

Në kallëzimin penal, banorët e Lumasit akuzojnë gjithashtu Salillarin se ka shfrytëzuar shtratin e lumit Osum duke ndërtuar një impiant punimi për shfrytëzimin e inerteve dhe zhavorrit nga shtrati i Osumit, për të ndërtuar një pjesë të rrugës Skrapar-Përmet, edhe pse i është mohuar 2 herë nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit “Leja mjedisore” për të shfrytëzuar shtratin e lumit Osum” shkruan edhe BW.

“Ne nuk mund të mbyllim sytë para masakrave të tilla mjedisore të cilat na dëmtojnë të gjithëve prandaj kërkojmë të fillojë menjëherë ndjekja penale për personat përgjegjës, të cilët nuk respektojnë as vendimet e institucioneve shtetërore dhe nuk pyesin as për dëmet natyrore që i shkaktojnë këtij vendi si dhe për punonjësit e institucioneve përkatëse të cilët kanë për detyrë t’i monitorojnë dhe të marrin masa ndaj tyre”-përfundon kallëzimi penal i depozituar në SPAK nga 123 banorët e fshatit Lumas.

Deri tani kjo kompani ka arritur të shpëtojë nga ndëshkimi ligjor, pasi një e puthur në ballë prej kryeministrit i krijon një vit mbrojtje nga drejtësia!

Në foto: Kryeministri Rama duke puthur kokën e Salillarit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?