Pëlqente të fejuarën e një shqiptari tjetër, ja pse u masakrua 17-vjeçari në Itali

Ismael Lulli, 17­-vjeçari shqiptar që u gjet i vdekur një ditë më parë në Itali, duket se është vrarë për çështje xhelozie.

"La Stampa" shkruan se ai pëlqente të fejuarën 19-­vjeçare të shokut të tij shqiptar. Duket se ai frekuentohej me vajzën, gjithashtu shqiptare, dhe për këtë arsye i fejuari i saj 20 vjeçar, bashkë me një shokun e tij po shqiptar, e kanë vrarë Lullin.

Mësohet se ata e kanë lidhur fillimisht nga duart dhe nga këmbët dhe më pas e kanë prerë me thikë në fyt. Dy të rinjtë shqiptarë e kanë pranuar krimin, pas 14 orëve që janë marrë në pyetje.

Ndaj tyre ka pasur irritim, madje kur i kanë çuar në burg, të burgosurit e tjerë kanë thirrur “vritin edhe këta dy”. 

 

SHKARKO APP