Penalitetet e reja nga kriza e koronavirusit, Gjosha: S’kemi nevojë për diktaturë dhe kërcënim me burg
Ish deputetja dhe ish ministrja Klajda Gjosha ka reaguar për masat e reja ndëshkuese që pritet të miratohen me ndryshime në Kodin Penal dhe Rrugor, për shkak të krizës nga koronavirusi, kur qytetarët t’i rikthehen jetës normale me ngadalë.
Sipas Gjoshës, “çdo kërcënim me vetëkënaqësi, për të nështruar qytetarët, është një përpjekje për të mbuluar dështimin dhe mungesën e një strategjie të qartë se si do të dalim nga ky tynel i errët”.
POSTIMI I PLOTE
Në këto momente nuk kemi nevojë për diktaturë dhe kërcënim me vite burg.
Më shumë se kurrë nevojitet profesionalizëm, testim në masë për të kuptuar se sa është përqindja e popullsisë e prekur deri në këto momente, kemi nevojë për pajisje dhe infrastrukturë lehtësuese nëpër spitale.
Kemi nevojë për një paketë të qartë të daljes nga kriza ekonomike.
Cdo kërcënim me vetëkënaqësi, për të nështruar qytetarët, është një përpjekje për të mbuluar dështimin dhe mungesën e një strategjie të qartë se si do të dalim nga ky tynel i errët.