Pendohet anëtari i bandës së Laert Haxhisë, zbardh 6 vrasje të bujshme
Rrëfimi i Artan Tafanit, i arrestuar si autor i grabitjes së 30 mijë eurove në një exchange në zonën e Astirit në Tiranë, ka çuar në zbardhjen e 6 vrasjeve të bujshme 2 në Greqi dhe 4 të tjera në Shqipëri, konkretisht në Elbasan Korçë, Lushnje, Tepelenë.
Tafani është tanimë bashkëpunëtor i drejtësisë.
Ai mbetet një emër i njohur për drejtësinë pasi muaj më parë ka kryer vjedhje në një argjendari pranë Astirit.
Por përveç vjedhjes Tafani ka qenë pjesë e grupit të inkriminuar.
Ndërkohë, shtetasja K. Gjata nuk akuzohet për vrasje apo si bashkëpunëtore thotë burimi. K. Gjatës ende nuk i është marrë deklarata përveç shenjave të gishtave mbrëmë në darkë.
Roli i saj është ende i paqartë.
Policia Elbasanit është hermetike në info pasi ky operacion është në vijim.
KOHA JONË SONDAZH

