Pendohet kryebashkiaku i Lushnjes
Pas kërcënimit të djeshëm ndaj një gruaje tregtare, kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe sot është shfaqur i penduar.
Një ditë më parë ai iu drejtua gruas që kundërshtonte prishjen e tregut me fjalët:” “…Ta fus portofolin në gojë”.
Ndërohë sot ai ka thënë për mediat se “është i prekur nga ngjarja e ndodhur dje me tregtarët. Skena qe e nxitur nga qëllime dashakeqe. Tregtarët i kam pritur disa herë në zyrën time. Kam kërkuar që tregtarët afër stadiumit të largohen, sepse bashkia po përgatit një treg bashkëkohor. Tregjet e mëparshme nuk përmbushnin kushtet higjeno-sanitare”, ka thënë ndër të tjera Fatos Tushe.
KOHA JONË SONDAZH

