”Peng” fëmijët nga shkolla, 3 vite burg për prindërit
Çifti Roland dhe Besa Kryemadhi që akuzohen për keqtrajtim, pasi kanë refuzuar që të dërgojnë për shkollim tre vajzat e tyre të mitura por që njihen dhe për prirjet radikale, kanë marrë dënimin nga Gjykata e Tiranës. Ata fillimisht morën dënimin për 3 vite burg por që u konvertua në 2 vite shërbim prove.
Nga momenti i arrestimit të Roland Kryemadhit në banesën e tij në Kamëz, ai i’u kundërpërgjigj forcave të policisë me kërcënimin e armës. Rolandi nxori një armë zjarri pistoletë dhe ka kanosur punonjësit e Policisë për vrasje në rast se do afroheshin dhe më pas është mbyllur në banesë.
Para gjykatës ai ka treguar se së bashku me gruan, vendosën që mos t’i çojnë fëmijët në shkollë, pasi shkolla nuk u garanton sigurinë e tyre. “Ne nuk kemi mundësi financiare t’i shkollojmë në shkolla private, në shkolla shtetërore nuk i dërgoj pasi janë të pasigurtë”.