“Pengesa e vetme për Ramën është Meta. Presidenti po mbron Kushtetutën”

Avokati Genc Gjokutaj duke komentuar përplasjen e fundit mes Presidentit dhe qeverisë për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, deklaron se kreu i shtetit është aktualisht i vetmi institucion që po pengon qeverinë për të vijuar me shkeljet e Kushtetutës.

I ftuar në “Ora TV”, Gjokutaj tha se Presidenti është i vetmi që po kthen ligjet jo kushtetuese dhe po denoncon institucionalisht ligjet korruptive të qeverisë “Rama”.

“Kryeministri Rama ka vetëm një pengesë,  Ilir Metën, i cili është i vetmi që po mbron Kushtetutën, po bënë opozitën, po i kthen ligjet korruptive dhe PPP-të”,- tha Gjokutaj.

SHKARKO APP