Pengmarrësi i 17- vjeçares shqiptare në Napoli, i dënuar në Kosovë për trafik klandestinësh

 

Besnik Barashima 42 –vjeçari që mori peng dhe përdhunoi një 17-  vjeçare  ne Villarika të Napolit, rezulton të jetë dënuar nga gjykata e Prizrenit për veprën penale të “trafikut te qenieve njerezore”.

Televizioni Klan zbuloi se masa e dhënë nga kjo gjykatë është 1 vit burg.

Por më 15 mars, siç shihet në këtë dokument, ky vendim është njohur nga Gjykata e Tiranës, e cila vendos përfundimisht ta denojë 42 –vjeçarin e lindur në Tapizë të Fushë – Krujes dhe banues në Dritas të Tiranës, me 42 mijë lekë gjobë.

Besnik Barashima, ky që po shihni në këtë foto, është baba i 5 fëmijëve.

Ai rezulton të ketë kaluar në Itali më 22 dhjetor me një traget të linjës Durrës – Bari, ditën e rrëmbimit të vajzës 17 – vjeçare.

Adoleshentja që kishte shkuar në Itali për të festuar Krishtlindjen, u mbajt peng për 4 ditë në një shtëpi të braktisur.  Ajo i tha Karabinierisë se ishte përdhunuar nga rrëmbyesi i saj, i cili synonte ta shfrytëzonte për prostitucion.

Karabinierët që po hetojnë mbi ngjarjen kanë dyshime se Brashima është vetëm një nga anëtarët e një bande që merret me trafikun e qenieve njerëzore dhe shfrytëzimin e prostitucionit.

Pjesë e rrjetit dyshohet të jetë edhe një vajzë nga Shqipëria dhe dy persona të tjerë nga Fushë Kruja.  Karabinierët e Villarika, pranë Napolit, e zbuluan vendin ku mbahej vajza pasi një person u kërkoi të afërmve të saj pasaportën që ajo kishte lënë në shtëpi. Duke ndjekur personim që mori pasaportën, ata ranë në gjurmë të vendit të braktisur, në Castel Volturno dhe e liruan vajzën më 25 dhjetor./Tv Klan

SHKARKO APP