Pengmarrja dhe zhdukja e Jan Prengës, avokati i Elton Hajrit: Prokuroria nuk solli asnjë provë, vetëm foto të printuara në bardhë e zi

Avokati i Elton Hajrit, një prej të akuzuarve për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës deklaroi sot se prokuroria nuk solli asnjë provë në seancën për caktimin e masës së sigurisë.

Avokati Arbër Hoxha tha se në seancë u sollën vetëm disa foto të printuara bardhë e zi ku nuk dallohej asgjë.

“Në asnjë moment jo dhe gjykata i kishte të printuara në fotografi. Sipas prokurorisë mund të pretendohen shumë gjëra. Fakti që mund të jenë ditën e ngjarjes apo jo në resort nuk provon asgjë. Pamjet filmike ishin të printuara në bardhë e zi e nuk dalloheshin. Prokuroria tha se do i sjellë në një moment të dytë. Por nuk solli asnjë provë, asnjë lloj përgjimi. Sipas prokurorisë kur të zbardhen këto filmime do i vërë në dispozicion gjykatës. Të pandehurit nuk pranuan të kishin lidhje me ndonjë vepër penale”, deklaroi avokati.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?