Pengmarrja e Prengës, Rexhepi flet nga burgu i Ekuadorit: Dikush u ka bërë…

Gramoz (Dritan) Rexhepi, një prej personave që sipas prokurorisë ka lidhje me pengmarrjen e Jan Pregës ka mohuar çdo akuzë. Nga burgu në Ekuador, Rexhepi thotë se nuk ka asnjë lidhje me pengmarrjen e Jan Prengës, madje mohon çdo bisedë me Ndrek Prengën në lidhje me pengmarrjen e të vëllait për 283 kilogramët e kokainës, ndryshe nga sa pretendon prokuroria.

“Nuk kam asnjë lidhje me këtë ngjarje dhe nuk ka si te kem kur ndodhem prej afro 6 vitesh në një burg të sigurisë së lartë në anën tjetër të botës, në Ekuador. E vetmja gjë që më shkon ndërmend është që dikush u ka bërë presion në emrin tim. Unë kam 15 vite larg Shqipërisë, i arratisur nga burgu, i dënuar për vrasje, i burgosur në Ekuador, duket sikur i plotësoj elementet për tu përdorur si kërcënim”,-shprehet Gramoz (Dritan) Rexhepi për gazetarin e Abc News, Artan Hoxha.

Ai i kërkoi prokurorisë që të publikojë tabulatet ku pretendohet se ai ka folur në telefon. “Meqënëse ju thoni se prokuroria ka thënë është filani që ka folur në tel dhe nëse ka tabulatet e atij qe ka folur në emrin tim, ta publikojë ose nëse ka identitetin e atij që ka folur ta publikojë që ta di edhe unë për çfarë bëhet fjalë se edhe mund ti ndihmoj nëse vërtetë është dikush që ka përdorur emrin tim”, shprehet Rexhepi.

SHKARKO APP